Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, ngushëllime nga Presidenti Begaj dhe ish-kryeministri Berisha

Lajmi i vdekjes së gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji ka shkaktuar një valë reagimesh nga figura të rëndësishme politike dhe publike.
Presidenti Begaj i shprehu ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias, duke e vlerësuar Zhejin si “një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri.” Ky vlerësim thekson rolin e rëndësishëm që Zheji luajti si analist politik.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri një homazh gazetarit, duke shprehur keqardhje për ndarjen e tij të papritur dhe të parakohshme. “Miq, gazetari, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë,” shkruan Berisha në rrjetet sociale, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve dhe duke u lutur që shpirti i tij të gjejë paqe.
/rtsh.al/