E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Janullatos, Imzot Dodaj: Kontribut në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Kreu i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj shprehu sot një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

“Pushofsh në paqe i dashur Arqipeshkvi Metropolit Anastas! Gëzo për amshim jetën e pasosur në Zotin tonë Jezus Krishti, së bashku me Nënën e shenjtë Theotokos dhe me shenjtorët dhe engjëjt!” shkruan Imzot Dodaj në mesazhin e ngushëllimit.

Imzot Dodaj ka theksuar kontributin e rëndësishëm të Kryepeshkopit Anastas për vëllazërinë dhe unitetin e të krishterëve, si dhe angazhimin e tij të palodhur për dialogun ndërfetar.

“Faleminderit për vëllazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar”, tha Imzot Dodaj.

Kryepeshkopi Janullatos u nda sot nga jeta në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në spitalin “Evangelismos” në Athinë, si pasojë e mosfunksionimit të mjaftueshëm të shumë organeve. Më parë ai ishte trajtuar për disa ditë në spitalin “Hygeia” në Tiranë.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›