E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Kadaresë, qeveria shpall 2 ditë zie kombëtare

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen ditë zie kombëtare të martën dhe të mërkurën, përkatësisht në datat 2 dhe 3 korrik 2024, në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda sot nga jeta.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor Tiranë, ditën e mërkurë, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.

Të mërkurën, në orën 13:00, në nderim të tij do të ndërpritet çdo veprimtari dhe do të mbahet një minutë heshtje.

Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore do të ngrihet një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›