E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Qazim Sejdinit, Çuçi: Drejtues i spikatur dhe socialist i përkushtuar

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Qazim Sejdinit, ish-kryebashkiakut të Elbasanit.

Çuçi e shoqëron mesazhin e tij me një foto të 9 viteve më parë gjatë ceremonisë së konstituimit të Sejdinit në krye të bashkisë Elbasan, pas reformës territoriale dhe administrative.

“E trishtë ndarja nga jeta e Qazim Sejdinit, mikut tonë të mirë, socialistit të përkushtuar dhe drejtuesit të spikatur në qeverisjen vendore për më shumë se një dekadë”, u shpreh Çuçi.

“Drejtoi Elbasanin me urtësi e pa bërë kurrë dallime për qytetarët. Diti mençurisht të adresonte shqetësimet e tyre dhe sfidat e qytetit. Do t’i mungojë shumë njerëzve të tij të afërt dhe Elbasanit që e nderoi me detyrën e lartë të kryetarit të bashkisë”, theksoi Çuçi.

“Le një boshllëk të madh edhe në familjen tonë politike. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje të veçantë. Ngushëllime familjes Sejdini! Lamtumirë miku ynë”, mbylli mesazhin e ngushëllimit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›