E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e ish- presidentit Nishani, BE: Ka dhënë kontribut për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian

Për ndarjen nga jeta të ish- presidentit, Bujar Nishani, ka reaguar edhe delegacioni i BE-së, i cili ka shprehur ngushëllime. Në mesazhin e ngushëllimit, delegacioni i BE-së shprehet se Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, shkruan Delegacioni i BE-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›