Ndarja nga jeta e ish- presidentit Nishani, kryeparlamentarja Nikolla, mesazh ngushëllimi: I shërbeu vendit me përkushtim

Ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish- presidentit, Bujar Nishani, ka ardhur edhe nga PS. Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka shprehur sot ngushëllimet për familjarët.
“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur! U prehsh ne paqe President Nishani!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, Nikolla.
Mesazh ngushëllimi ka publikuar edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
“Pusho në paqe President Nishani! I lehtë dheu”, shkruan Spiropali.