Ndërhyri në disa dosje hetimore, mes tyre dhe “Toyota Yaris”, GJKKO dënon me 4 vite burg ish-kryeprokurorin e Vlorës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka dënuar me 4 vite burg, ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka. Përmes gjykimit të shkurtuar ai do të kryejë 2 vite e 8 burg, ndërsa i është ndaluar e drejta për të ushtruar poste publike për 5 vite.
Ndaj Zarkës rëndojnë disa akuza ajo e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “korrupsion pasiv dhe aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të drejtësisë”, raste të cilat janë dokumentuar më herët nga SPAK.
Hetimet ndaj Zarkës nisën bazuar në të dhënat e administruara nga aplikacionet SKY ECC, ku sipas SPAK, Zarka me 3 persona të tjerë kanë ndërhyrë në disa dosje hetimore duke ndikuar në mënyrë të paligjshme ndaj kolegëve në sistemin e drejtësisë për të lehtësuar pozitat e të pandehurve, mes të cilave edhe dosja “Toyota Yaris”.
Dosja “Toyota Auris” u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018, ku u gjetën të fshehura 3.4 milionë eurove të ardhura nga Belgjika.
/rtsh.al/