E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndërhyri në e-mailet dhe faqet zyrtare të institucioneve shtetërore, 15-vjeçari i prekur nga çrregullimi i spektrit të autizmit

I mituri i cili kishte mundur te hynte në serverat e disa institucioneve të rëndësishme, si Parlamenti i Shqipërisë, Institucioni SHISH si dhe disa institucione të tjera është i prekur nga çrregullimi i spektrit të autizmit.

Ai po hetohet se mund të këtë pasur persona të tjerë që mund të kenë shtyrë 15 vjeçarin për të ndërhyrë më serverat e institucioneve, sipas gazetarit të Top Channel, Mikel Marsi.

Sipas policisë nuk janë marrë të dhënat e institucioneve, por gjithsesi po punohet duke u marrë në pyetje 15 vjeçari.

Ai arriti të ndërhyjë në e-mailet dhe faqet zyrtare të disa prej institucioneve shtetërore në vend. 15-vjeçari është vënë nën hetim, pasi u identifikua pas një muaji hetime.

I mituri banues në Vlorë dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.

Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.

Gjatë operacionit u sekuestruan disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›