E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërhyrja në Siri, MPJ greke: Jemi për zgjidhje politike

Ministria e Jashtme greke në një deklaratë zyrtare ka njoftuar se “Greqisë nuk i është kërkuar as pjesëmarrje në operacione ushtarake dhe as ofrim lehtësirash”. 

“Greqia ka dënuar dhe dënon në mënyrën më të qartë dhe absolute krimin e përdorimit të armëve kimike. 

Greqia insiston në nevojën e respektimit të procesit politik, me objektiv një zgjidhje përfundimtare dhe të qëndrueshme në dramën e Sirisë. 

Qëndrimet e vendit tonë hartohen mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare, respektimin e të drejtave të njeriut, ruajtjen e interesave strategjikë kombëtarë në një rajon me shumë fronte të hapura, në nevojën e sinkronizimit të qëndrimit tonë me çështje të tjera kritike, si stabiliteti në Egjipt, kujdesi për popullsitë kristiane dhe gjithë njerëzit pavarësisht besimit fetar, në detyrimet e vendit në kuadër të OKB, BE, të NATO dhe në marrëveshjet tona dypalëshe”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Jashtme greke. 

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›