Ndërhyrje në gju për... Fabio Kapelon
Ndërhyrja për 63-vjeçarin do të kryhet në Itali. Kapelo do të vendosë një protezë në gju, gjë që është e zakonshme për personat mbi 60 vjeç të cilët kanë pasur herë pas here probleme me meniskun.Trajneri italian do të duhet të përdorë patericat për një periudhë gjashtë javore, ndërkohë që periudha e nevojshme për të lëvizur normalisht, është rreth tre muaj.