SHBA përgëzon Jemenin në përpjekjet antiterrorizëm
Misioni amerikan në Sana përgëzoi Jemenin për këto përpjekje, duke shtuar se këto sulme kanë lidhje me shqetësimet e sigurisë që çuan në mbylljen e ambasadës amerikane e cila u rihap sërish sot. "Operacionet e suksesshme antiterrorizëm të realizuara nga forcat e sigurisë së qeverisë së Jemenit më 4 janar në veri të kryeqytetit kanë mënjanuar një shqetësim të konsiderueshëm në zonë dhe kanë kontribuar në vendimin e ambasadës për të rifilluar punën e saj", theksohej sot në faqen e internetit të ambasadës. Ambasada amerikane u mbyll të dielën dhe për këtë deklaroi shqetësime në lidhje me sigurinë dhe kërcënimet e al-Kaidës. Ajo u rihap sot dhe deklaroi se Uashingtoni e përgëzoi qeverinë e Jemenit për "përpjekjet e bëra për shkatërrimin e al-Kaidës".