E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërhyrje në lumin Kir, siguri për banesat dhe tokat bujqësore

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci bëri me dije sot se në lumin Kir ka nisur një ndërhyrje e re që rikthen sigurinë në zonë.

Beci tha se Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, në bashkëpunim me bashkinë Shkodër, ka nisur një ndërhyrje të rëndësishme për stabilizimin dhe mbrojtjen e segmentit të rrezikuar të lumit Kir, pranë ish-Fushës së Druve.

Sipas Becit, punimet po vijojnë me sistemimin e bregut, veshjen e skarpatës me gurë masiv përgjatë 380 metrave linearë, si dhe ndërtimin e 13 panelave tërthore mbrojtëse.

“Ky investim rikthen sigurinë për banesat dhe tokat bujqësore të prekura nga gërryerjet, duke garantuar mbrojtje afatgjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm për gjithë zonën”, tha Beci.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›