E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderhyrje ne zemer per Perandorin e Japonise

Perandori i Japonisë, Akihito, është shtruar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Siç ka bërë të ditur Agjensia e Shtëpisë Mbretërore, 78-vjeçari ishte diagonistikuar me ngushtim të venave kryesore dhe si rrjedhojë kreu një ndërhyrje rutinë bajpasi.

Operacioni nuk ishte planifikuar, por ai u realizua në një periudhë të shkurtër, pasi një ekzaminim i mëparshëm mjekësor nxorri se Akihito po shfaqte shenja ishemie, simptomë e një infarkti të afërt.

Ndonëse funksioni i Perandorit në Japoni është pothuajse vetëm ceremonial, ai zotëron një popullaritet tepër të madh në popullsinë prej 120 milionë banorësh.

Si rrjedhojë e problemeve shëndetësore që kanë goditur së fundmi Perandorin, ai ka deleguar një pjesë të funksioneve të tij tek Princi trashëgimtar, Hiroito.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›