Përfundon ‘Dr. House’

Serialit “Dr. House”, i profilit dramë mjekësore, duket se i ka ardhur fundi me mbylljen e sezonit të tetë në prill të këtij viti, që është duke u shfaqur në SHBA.
Producentët, përfshirë edhe britanikun Hugh Laurie (Dr. House), thanë se ishte një vendim ‘i dhimbshëm’, por që një ditë fundi do t’i vinte. Laurie luan rolin e Gregori House, doktori brilant por me mënyrat e pazakonta të të bërit të gjërave.
Seriali ka fituar afërsisht 40 çmime ndërkombëtare që nga koha kur filloi, duke përfshirë dy Emmy dhe dy Golden Globe.