E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pr.ligji për ndarjen e Hekurudhës Shqiptare, Muçaj: Përdorim më efikas të fondeve

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Në komisioni për Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin u shqyrtua projektligji për “Për ndarjen e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare, sh.a.”.

Projektligji parashikon ndarjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave në dy shoqëri të veçanta; Administruesin e Infrastrukturës dhe Sipërmarrësi Hekurudhor.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj në fjalën e saj theksoi se “ka një detajim dhe zbatim që shkon në efikasitete të përdorimit të fondeve që vijnë jo vetëm në investime, por edhe në operimin e këtij sektori”.

“Pas konsultimit me ta, doli në pah se eksperienca e gjerë europiane, pikërisht për të sjellë një ekonomi të ndërhyrjes në një sektor që ka shpenzime dhe kosto shumë të larta operimi, ka një model të operimit të ndarë në dy shoqëri dhe jo 4”, tha Muçaj.

Zëvendës ministrja theksoi se kjo ndarje po paraqitet “duke pasur parasysh statusin se ku ndodhet zhvillimi i sektorit hekurudhor në Shqipëri dhe kërkesat investitorëve në mënyrë që të ketë një eficencë të investimit kjo të jetë sa më e qendërzuar”.

“E paraqesim këtë projektligj me qëllim realizmin e objektivave madhor për objektivat strategjikë që detajon dhe bën më ekonomike dhe efecientë edhe strukturimin dhe organizmin e shoqërisë”, tha Muçaj.

“Ky është prezantim paraprak nuk do të ketë efekt në buxhetin e shtetit. Në këtë kuptim ky projektligj, vetëm përmirëson kuadrin edhe të investimeve dhe të operimit”, u shpreh Muçaj.

Në cilësinë e relatorit, deputeti i Partisë Socialiste Ilir Ndraxhi, theksoi se është një vizion për organizmin dhe modernizmin e sistemit hekurudhor shqiptar.

“Në Shqipëri sektori hekurudhor po përballet më një epokë të re ndryshimesh dhe investimesh që synojnë ta vendosin atë në hartën e transportit modern dhe efikas. Ndarja e Drejtorisë së Përgjithshme të hekurudhave në dy njësi të veçanta, administratorin e infrastrukturës hekurudhore dhe sipërmarrësin hekurudhor përfaqëson një hap strategjik që do të ndihmojë në maksimizimin e potencialeve të këtij sektori dhe realizmin e projekteve madhore”, tha Ndraxhi.

Sipas Ndraxhit, kjo ndarje synon të sigurojë një qasje më të specializuar ndaj dy aspekteve kryesore në funksionimin e hekurudhave infrastrukturës dhe shërbimeve të transportit.

“Administratori i infrastrukturës i hekurudhore do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen rrjetit hekurudhor, do të fokusohet në menaxhimin e projekteve të mëdha si linja hekurudhore Durrës-Rinas-Tiranë dhe linja Vorë-Hani Hotit. Do të garantojë që investimet në infrastrukturë të përdoren në mënyrë efikase”, tha Ndraxhi.

Ndërsa sa i përket sipërmarrësi hekurudhor, Ndraxhi tha se “do të menaxhojë shpenzimet për transportin e udhëtarëve dhe mallrave duke synuar përmirësimin e përvojës së përdoruesve dhe rritjen e besueshmërisë”.

“Secila njësi të fokusohet në prioritete e saj përkatëse. Do të krijojë një qasje të strukturuar për të adresuar sfidat. Projektet si Durrës-Rinas-Tiranë dhe Vorë-Hani Hotit do të organizohet me mbështetjeje nga fondet e BE-së dhe organizatat ndërkombëtare”, tha Ndraxhi.

Ndraxhi tha se “ndarja krijon hapësira për operatorë të rinjtë që mund të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit hekurudhor”.

Ndraxhi theksoi se “synohet modernizimi i këtij sektori”.

“Ndarja e drejtorisë së përgjithshme të Drejtorisë së Hekurudhave krijojnë mundësinë për ta kthyer hekurudhën shqiptare në një shtyllë kyçe të transportit kombëtar. Ky sektor mund të kontribuoje në reduktimin e emetimeve të karbonit përmes promovimit të transportet të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit”, tha Ndraxhi.

Ndraxhi theksoi se “ndarja e drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave nuk është vetëm një reformë administrative por një ndryshim i thellë i menaxhimit dhe funksionimit të këtij sektori, ky hap pritet të sjellë një rilindje të hekurudhës shqiptare duke e kthyer në një aset strategjik për zhvillimin kombëtarë dhe rajonal”.

Projektligji u miratua në parim dhe nen për nen vetëm me votat e mazhorancës.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›