Ndërhyrje për pastrimin e bregdetit të Divjakës, plazhi çlirohet nga mbetjet pas prurjeve të lumenjve

Divjaka prej tre javësh ka nisur pastrimin e vijës bregdetare të ndotur nga grykëderdhjet e lumenjve Seman dhe Shkumbin.
Deri më tani janë pastruar rreth 5 kilometra plazh, duke filluar nga qendra, ndërsa në terren janë angazhuar të gjithë punonjësit e bashkisë. Ata kanë grumbulluar mbetje plastike, qelqi dhe druri, duke bërë ndarjen e tyre.
Sipas kryetarit të Bashkisë, Josif Gorrea, puna po kryhet me fondin e emergjencës dhe synohet që e gjithë vija bregdetare prej 12 kilometrash të pastrohet përpara festave të fundvitit.
“Brenda javës tjetër e bashkisë Divjakë do te jetë e pastër nga çdo plastike apo qelq”.
Pas ndërhyrjeve, rreth 70% e territorit të plazhit tashmë është çliruar nga mbeturinat e shumta.
/rtsh.al/