Ceremoni zyrtare per lamtumiren e fundit te Alise

Ish-sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe njëkohosisht ish-presidenti i parë i pluralizmit, Ramiz Alia, do të për përcillet për në banesën e fundit ditën e diel.
Pavarësisht debatit mbi rolin e tij në shumë ngjarje të kohës së diktaturës dhe të fillimeve të pluralizmit, duket në një farë mënyrë, Ramiz Alisë do t'i rezervohet një trajtim prej ish-presidenti. Protokolli shtetit do të organizojë të dielën, nga ora 10.00-11.00 homazhe pra ish-Shtëpisë së Ushtrisë.
Ceremoniali zyrtar i Republikës së Shqipërisë parashikon 4 tipe ceremonish funebër: ceremoni shtetërore, më e larta, ceremoni zyrtare, ceremoni ushtarake dhe ceremoni zyrtare ose ushtarake jo të Vdekja e AlisëMedia britanike flet për vdekjen e Alisë Peter Lucas komenton vdekjen e Alisë Varrimi i Ramiz Alisë plota. Për ish-drejtuesit kryesorë të shtetit si Ramiz Alia, dhe një sërë kategorish të tjera, parashikohet niveli i dytë, ceremoni zyrtare. Në këtë rast ceremonia e homazheve organizohet me lejen e familjes dhe hapet edhe një libër ngushëllimesh. Në orën e caktuar, kortezhi i përmortshëm niset drejt varrezave i ekskortuar vetëm nga patrulla policore. Kjo ceremoni nuk përmban bandë, truprojë nderi dhe të shtena me armë.
Në ceremonial shkruhet se në varreza marrin pjesë personalitete të larta të shtetit. or në rastin e Ramiz Alisë, për disa ai ishte thjesht ish-diktatori i fundit, e për disa të tjerë ish-presidenti i parë. Nuk duhet se cfare pjesemarrjeje do te kete nga zyrtaret e larte, por duket se qeveria e ka paralajmeruar qendrimin e saj, pasi gazeta e Partise Demokratike, shkruante me germa te medha ne faqen e pare se vdiq dikatori i fundit komunist, njeri i maskarave ne kufi dhe Masakres se Tivarit ne Luften e Dyte Boterore.
Ramiz Alia vdiq në orën 7.00 të ditës së premte në sanatoriumin e Tiranës, ku ndodhej i shtruar për shkak të komplikacioneve në mushkëri.
Sondazh
Si e gjykoni rolin e Ramiz Alise ne historine politike shqiptare
Pozitiv
Negativ
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_403'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(403); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Kryeministri: TVSH uli cmimet. Shifrat pohojne te kunderten
Greqi, pranga shqiptarit, grabiti bankën
Censusi, AK: Qytetarët po zbatojnë vendimin e Kushtetueses
Media britanike flet për vdekjen e Alisë