E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderim per Qosen e Withers

Vlora, kryeqyteti i flamurit, vijon festën e madhe për jubileun e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Në festimet e nisura prej ditësh, sot kanë marrë pjesë dy mysafirë të veçantë, ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers dhe akademiku Rexhep Qosja.

Pak ditë më parë bashkia dhe këshilli bashkiak Vlorë vendosën unanimisht nderimin e këtyre dy personaliteteve të shquara me titullin “Qytetar Nderi”, titull i cili i’u është dorëzuar sot në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në sallën e teatrit “Petro Marko”.

Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka vlerësuar figurat e dy personaliteteve të njohura, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar për Vlorën dhe mbarë Shqipërinë. Për Gjikën ish-ambasadori Withers ka mbetur një 100-VjetoriRekord i shitjes së flamujveTiranë, përgatitet torta gjigante28 Nëntor, Tirana e bllokuar mik i çmuar për shqiptarët. “Pavarësisht se është larguar fizikisht prej 2 vjetësh nga Shqipëria, ish-ambasadori Withers është shpirtërisht me qytetarët e këtij vendi në të gjithë botën. Çdo 28 nëntor ai organizon në Washington edhe një darkë për pavarësinë e Shqipërisë”,- theksoi Gjika.

Gjatë falënderimit për akordimin e çmimit, ish-ambasadori Withers është shprehur i lumtur për vlerësimin që i është dhënë dhe optimist se Shqipëria do të ketë një rilindje të re lirie. “Para se të vija në këtë podium kisha disa mendime, por dua të filloj më diçka të pamenduar më parë. Siguroj kryebashkiakun Gjika se Vlora ende vazhdon të ketë një vend special në zemrën time. Është hera e parë që jam kthyer në Shqipëri që kur ika si ambasador në 2010, tani kthehem si qytetar amerikan, kur erdha sot në Vlorë pashë gjithë këta njerëz të mrekullueshëm, u ndjeva sikur u ktheva në shtëpi. Nderi që më është dhënë mua sot është nderi më i madh që kam marrë ndonjëherë në jetën time. Dëshiroj të falënderoj politikanët dhe qytetarët e Vlorës. Nuk jam i sigurt nëse e meritoj këtë, që të krahasohem me një figurë të shquar si Rexhep Qosja, të jem në të njëjtën shkallë me të në 100-vjetorin e Pavarësisë dhe në të njëjtën kohë me njerëzit e mrekullueshëm. Nuk kam fjalë të tjera për të shprehur mirënjohjen për këtë çmim. Por kam një premtim: Do bëj që qyteti i Vlorës të ndjehet krenar”,- tha Withers. Duke u ndalur tek historia, Withers tha se beson tek Shqipëria dhe shqiptarët. “83 burra u mblodhën dhe firmosën një copë të vogël letre me 2 fjali, por me firmosjen e saj këta 83 trima firmosën një zotim të shenjtë që deri ditën e sotme transmetohet: ‘Shqipëria të jetë e lirë dhe e pavarur”. Me firmosjen e këtij zotimi ata vunë jetët e tyre në rrezik, duke u përballur me rreziqe të shumta. Por vizioni e mposhti rrezikun, tani ka rreziqe të tjera por ka një vizion të ri, nuk është thjesht të jesh i lirë dhe i pavarur por është vizioni i një demokracie që qeveris me ligje të barabarta, drejtësi, për institucione të pavarura dhe për barazinë. Unë i di sfidat që janë para jush, por besoj tek Shqipëria dhe shqiptarët. Besoj tek ju sepse dija disa gjëra për ju para se të vija këtu dhe të tjera gjëra mësova kur erdha tek ju. Dija për Skënderbeun, Nënë Terezën dhe Musine Kokalarin, Isa Boletinin, Rexhep Qosen, Ismail Kadarenë, Ismail Qemalin dhe e di se ata janë ende mes jush, me vizionet e tyre. Pastaj mësova për qytetin e Vlorës dhe mësova që fryma e Pavarësisë që lindi këtu është ende mes jush. Dhe për shkak të fisnikërisë, mirësisë nuk kam asnjë dyshim që Shqipëria do të ketë një rilindje të re lirie dhe ky ishte vizioni i Ismail Qemalit”,- tha Withers.

Ndërsa akademiku Rexhep Qosja, një prej intelektualëve të shquar të kombit shqiptar, e ka cilësuar Vlorën si zemrën e gjithë shqiptarëve. “Vlora është zemra bashkuese e shqiptarëve, është qyteti i lavdisë. Ndihem i privilegjuar për nderimin që më bëhen, duke u shpallur qytetari nderi në 100 vjetorin e pavarësisë në Vlorë. Për çdo shqiptarë që e don popullin që i takon dhe që e don Shqipërinë dhe e quanim nëna Shqipëri, nuk mund të ketë nderim më të madh sa të shpallet qytetar nderi nga Vlora. Ky është nderim që kuptimëson jetën e të nderuarit dhe e obligon të nderuarin me këtë titull,- tha Qosja. Akademiku ka vlerësuar rolin historik të Vlorës dhe ka kritikuar përpjekjet që po bëhen për t’i zbehur rëndësinë historike që ka qyteti.

“Tani 100 vjet në 28 Nëntor shqiptarët nuk mblidhen dhe festojnë as si toskë as gegë, as si katolik apo mysliman, në Vlorë shqiptarët mblidhen dhe kremtojnë vetëm si shqiptarë. Mblidhen dhe kremtojnë si shqiptarë të bashkuar që pashmangshmërisht do e bëjnë Shqipërinë e bashkuar, Shqipërinë për të cilën votuan delegatët e Vlorës dhe ishte ideali i tyre. Kështu ishte 99 vitet e shkuara, kështu do jetë 10 0 vitet e ardhshme dhe gjithmonë. Kështu do jetë deri sa të jetë Vlora dhe Vlora do jetë gjithmonë. Këtë rol të madh historik kombëtar Vlorës nuk do mund t’ia marrë kush kurrë, ama kurrë. Këtë rol të madh historik Vlorës ia ka dhuruar historia dhe gjeografia dhe e kanë në mendje dhe në zemër të gjithë atdhetarët shqiptarë”,- theksoi Qosja.

Vlorë, nis festa e madhe

Në Vlorë, grupet muzikore popullore të ardhur enkas për ditën e 100-vjetorit të Pavarësisë e kanë nisur që në orët e paradites së të enjtes festën e madhe të shqiptarëve. 

Tingujt e veglave muzikore dhe zëri i këngëve historike e patriotike të shqiptarëve dëgjohen në çdo segmentet të shesheve dhe rrugëve kryesore të qytetit të Pavarësisë.

Me nje dekor thellesisht kuqezi, qyteti bregdetar i ka pritur te gjithe shqiptaret e te gjitha viseve me nje atmosfere tejet festive.

Simbolet kombetare shqiptare jane vendosur kudo, nderkohe qe festa nuk njeh moshe. Femije, dhe pleq, te rinje e cdo kush feston pak ore nga dita e madhe e jubileut. Ne kete ditye qytetaret vlonjate kane hapur shtepite e tyre per te pritur mysafiret qe vijne nga Kosova dhe viste e tjera shqiptare duke u bere simboli i mikpritjes, por edhe bashkimit mes shqiptareve kudo qe ndodhen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›