Etnon rikthehen me romancën e tyre

Dyshja e famshme kosovare, Etnon kanë publikuar mbrëmë edhe një këngë të re të punuar edhe me klip.
Kënga mbanë titullin “Përgjithmonë” dhe është një rep baladë me një tekst të ndjeshëm dhe shumë romantikë që duket se menjëherë ka prekur zemrën e audiencës të cilët kanë dhënë pëlqimin e tyre dhe e kanë shpërndarë këngën disa herë brenda disa orëve.
Në këtë këngë, është Genci ai që e këndon pjesën më të madhe të këngës, ku përmes telefonit i shpreh dashurinë një vajze e cila për të është më e mira që ka takuar ndonjëherë.
E gjithë kënga është punuar nga produksioni i tyre nga i cili pritet të dalin edhe shumë krijime të tjera në ditët në vazhdim. /Indeksonline/
/>