Nderkombetaret Te hetohen dhunimet ndaj banoreve te komunitetit rom
Bashkimi Europian Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe OSBE-se kerkuan nga autoritetet shqiptare te hetojne largimin me dhune te familjeve rome dhe tu ofrojne ndihme te shperngulurve. Ne nje deklarate te perbashket dhene njezeri nga ambasadori Alexander Arvizu kreu i prezences se OSBE Eugen Wollfarth dhe shefi i delegacionit te BE-se ne Shqiperi Ettore Sequi ngrene shqetesimin per debimin e keqtrajtimin e familjeve rome ne Tirane. Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi ambasada e SHBA-se ne Tirane dhe delegacioni i BE-se ne Shqiperi jane informuar se prej 20 shkurtit 2011 per disa dite se dhjetera familje rome jane larguar me force nga vendqendrimi i tyre prane qendres se Tiranes nga persona te paidentifikuar te cilet u vune zjarrin barakave ku ata jetonin dhe i perzune prej tyre. Ne verejme se si pasoje e ketyre veprimeve pati lendime te renda dhe nje numer i madh njerezish duke perfshire edhe femije u detyruan te zhvendoseshin nga vendbanimi thuhet ne nje deklarate te perbashket te selive diplomatike. Me tej deklarata trepaleshe thekson se ne opinionin e tij per aplikimin e Shqiperise per anetaresim Komisioni Europian ka identifikuar luften kunder diskriminimit dhe mbrojtjen e te drejtave te romeve si fusha paresore te cilave u duhet kushtuar vemendje e vecante nga autoritetet. Ne kete fryme thuhet me tej ne deklarate u behet thirrje autoriteteve pergjegjese te ndermarrin veprimet e duhura per hetimin e ngjarjes shqetesuese te shkurtit per te siguruar qe veprime te tilla te mos perseriten me. Te tre ambasadoret thone ne deklarate se i nxisin autoritetet per te siguruar asistencen e nevojshme sociale per strehimin e atyre njerezve qe kane mbetur te pastrehe. Ne fund deklarata mbyllet OSBE SHBA dhe BE bashkohen me perfaqesuesit e shoqerise civile ne thirrjen per ti dhene fund diskriminimit dhe dhunes ndaj familjeve dhe femijeve rome.