E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos te bleje 3 mije kuti per zgjedhje


Kosto totale e tyre do te jete US 57360.00 kurse kosto e transportit nga Kanadaja eshte US 57188.25
Komisioni Qendror I Zgjedhjeve vendosi blerjen e 3000 kutive per materialet zgjedhore nga kompania kanadeze. Ne mbledhjen e djeshme institucioni qe administron zgjedhjet pranoi oferten e dyte te paraqitur nga Code Incorporated e cila parashikon nje numer te reduktuar kutish nga plani fillestar per zgjedhjet vendore dhe koha e prodhimit dhe transportit do te jete maksimalisht 25 dite nga dita e porosise.

Ne realisht na duhen rreth 2 mije cope duke krijuar dhe nje lloj rezerve por ne fakt nevoja plus rezerva perputhet me minimumin e furnizimit qe kerkon kompania. Ata kane vene nje kusht jo me pak se tre mije. Keshtu qe ne keto kushte menduam ta risjellim per shqyrtim aktin te marrim kuti aq sa na duhet plus rezerven dhe ti perdorim pastaj ne qarqe te plota pra duke mbuluar ne menyre te plote qarkun Tiranen apo Durresin apo dhe ndonje qark tjeter tha Ristani.

Kutite shtese qe do te perdoren per zgjedhjet vendore do te kene kapacitet me te vogel mbajtes. Kosto totale e tyre do te jete US 57360.00 kurse kosto e transportit eshte US 57188.25. Koha e prodhimit eshte nga 14 deri ne 16 dite kurse koha e transportit eshte nga 7 deri ne 9 dite. Ne janar Komisioni Qendror I Zgjedhjeve mori vendimin per djegien e fleteve te votimit per te pastruar kutite me qellim perdorimin e tyre ne zgjedhjet e 8 majit. Ne vendimin e meparshem te ketij institucioni u vendos blerja e rreth 6 mije kutive te reja me qellim unifikimin e tyre ne te gjithe vendin por nje qendrim I tille ka ndryshuar duke bere qe ne zgjedhjet vendore te jete ne perdorim sasia e re qe do te blihet dhe rezerva e mbartur nga zgjedhjet e kaluara.


Sipas vendimit te KQZ-se kutite e materialeve zgjedhore qe do te perdoren per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore duhet te jete transparente plastike e sigurt e papalosshme e riperdorshme. Kutia do te mbyllet vetem me kater kode metalike anesore ndersa kapaciteti i saj edhe pse ishte parashikuar rreth 70 L do te jete 60L. L.T

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›