E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënohet kryeministri japonez, i dërgohet një plumb me postë

Kryeministri japonez Jukio Hatojama ka marrë sot nëpërmjet postës së zyrës disa kërcënime me vdekje dhe një plumb të futur në zarf.
Personeli i sigurisë ka zbuluar nëpërmjet aparatit me rreze X një plumb dërguar kryeministrit. "Ata i kanë dhënë zarfin e mbyllur policisë, e cila ka konfirmuar menjëherë që bëhej fjalë për një plumb'', theksoi një zëdhënës i zyrës së kryeministrit.
Objekti shoqërohej me një shënimin ''vdekje''. Që prej ardhjes në pushtet të qeverisë së qendrës së majtë drejtuar nga Hatojama në shtator, pas më shumë se 50 vjet nga dominimi i konservatorëve, shumë plumba janë dërguar në zyrën dhe shtëpinë e Ozavas si dhe në selinë e PDJ dhe televizionit privat TV Asahi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›