E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohet Vaçe Zela

Për të mbështetur gruan dhe rolin e saj në familje e shoqëri, si dhe për të reaguar ndaj valës së dhunës në shoqëri gjatë vitit 2012, Top Media i dedikoi gruas një mbrëmje gala. 

Një gruaje të suksesshme i takoi këtë vit edhe çmimi i përvitshëm i Fondacionit “Dritan Hoxha”, i cili këtë radhë ka vlerësuar këngëtaren legjendare Vaçe Zela, për kontributin e saj të paçmuar në shërbim të artit shqiptar. Çmimi i është dorëzuar zonjës së madhe të muzikës shqipe në banesën e saj në Zvicër nga Vjollca Dako, drejtoreshë e fondacionit mediatik “Dritan Hoxha”.   “Ju falënderoj me gjithë shpirt për këtë vlerësim. Me këtë rast i uroj shqiptarëve një vit të gëzuar”, u shpreh Vaçe Zela.   Kjo ngjarje  ka vijuar me performanca të ndryshme nga disa prej artistëve më në zë shqiptarë të të gjitha brezave në vend, por edhe në botë, njofton TCH.Këngëtare të njohura si Anita Take, Juliana Pasha, solistja Marjana Leka, fituesja e edicionit të parë të “The Voice of Albania”, Rina Bilurdaku, apo Alma Bektashi, kanë interpretuar për publikun në sallë.    Gjithashtu pjesë e mbrëmjes gala kanë qenë edhe performanca muzikore nga disa prej instrumentisteve më të njohura që e kryejnë aktivitetin e tyre suksesshëm në botë, si violinistja Suela Mullai apo pianistja Manjola Trebicka.   Solistët Ermonela Jaho dhe sopranoja  Inva Mula e këngëtarja Eda Zari, përkthyesja dhe shkrimtarja Mira Meksi si dhe shkrimtarja Anilda Ibrahimi kanë përcjellë për publikun dhe sidomos për femrën shqiptare me anë të një videokonference, një mesazh respekti dhe një apel kundër dhunës dhe diskriminimit të gruas. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›