Tuna festive

Këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdiu, e cila këtë vit ka edhe rolin e anëtares së jurisë në "X Factor Albania", ka vendosur t'ua urojë fansave të saj Vitin e ri, në një mënyrë të veçantë.
Derisa në fundvitin e 2011 ajo publikoi duetin me Noizyn ''Bebi i vitit të ri'', këtë vit, Tuna ka realizuar një sesion fotografimi, me atmosferë festive, si urim për vitin e ri 2013. Në këtë periudhë, sikurse shumica e këngëtarëve shqiptar, edhe Sejdiu është e angazhuar shumë në realizimin e programeve festive. /Indeksonline/