E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderpritet energjia per debitoret

Kompania CEZ Shpërndarje ka vijuar aksionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme si dhe shkëputjen e energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët debitorë.

"Sot CEZ Shpërndarje është në rrugën e Elbasanit, në vazhdim të punës së përditshme, për prerjen e energjisë elektrike për të gjithë debitorëve dhe për prerjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme në rrjet", tha Arben Kasapi, drejtor i Njësisë nr 2, CEZ-Shpërndarje. Drejtori i njësisë numër 2 të Cez Shpërndarje në Tiranë thotë se aksioni do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit deri në zerimin e të gjitha lidhjeve të paligjshme. "Qytetarët duhet ta kuptojnë që do të furnizohen me energji elektrike vetëm ata që e paguajnë rregullisht", theksoi Kasapi. Paralelisht me shkëputjen e energjisë për ata që nuk paguajnë faturat dhe prerjen e lidhjeve të paligjshme, CEZ Shpërndarje ka nisur çmontimin e linjave ajrore jofunksionale për të liruar trotuaret dhe rrugët. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›