E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderpritet furnizimi me gaz ne disa vende europiane

Pasojat e mosmarreveshjeve mes Rusise dhe Ukraines, po ndihen ne furnizimin me gaz te disa vendeve europiane.

Kompania shteterore ukrainase e gazit Naftogaz, tha se vendimi i Rusise per te ulur sasine e gazit qe rrjedh ne gazsjelles, do te ndikoje brenda pak oresh ne shume shtete te kontinentit.

Pasojat ne fakt jane ndier shume shpejt. Informacioni i pare per mungesa ne furnizim ka ardhur nga ministri bullgar i Ekonomise dhe Energjise.

Ai deklaroi se gjate nates se mbremshme eshte nderprere rrjedhja e gazit drejt Bullgarise, Greqise, Turqise dhe Maqedonise. Disa vende te tjera qe prej 1 janarit kane raportuar gjithashtu ulje te sasise se gazit, mes te cilave Gjermania, Polonia e Hungaria.

Gjigandi rus i energjise Gazprom vendosi te ule me nje te pesten sasine e gazit qe furnizon Europen nepermjet tubacioneve ukrainase. Ulja korrespondon me sasine e gazit qe sipas Rusise, Ukraina i ka vjedhur Moskes qe kur ajo nderpreu furnizimet.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›