E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojne luftimet, te tjera viktima ne Gaza

Trupat izraelite vazhdojne perleshjet me militantet palestineze ne rrethinat e qytetit te Gazes, ndersa ofensiva tokesore ka hyre ne diten e katert.

Grupet e Hamasit dhe Xhihadit Islamik thane se ushtaret izraelite sulmuan me arme automatik dhe raketa. Gjashte militante palestineze u vrane nga goditjet e tankeve izraelite ne nje lokalitet ne qender te Rripit te Gazes.

Kater te tjere u plagosen nga nje bombardim ajror ne Jabalija, ne veri. Por edhe izraelitet pesuan humbje. Tre ushtare mbeten te vrare nga nje sulm aksidental i nje tanku te forcave te tyre, ndersa 24 te tjere u plagosen.

Oret e para te mengjesit tanket izraelite hyne ne Khan Younis, qytetin me te madh te jugut te Rripit te Gazes dhe bastion i Hamasit.

Qe prej nisjes se sulmeve izraelite ne Gaza, kane humbur jeten 540 palestineze dhe 2500 jane plagosur.

Mengjesin e sotem raketa palestineze jane leshuar serish drejt qyteteve izraelite Ashdod dhe Ghedera. Shperthimet ndodhen ne zona te pabanuara dhe nuk shkaktuan viktima.

Sirenat e alarmit u degjuan edhe ne Yavne dhe Beer Sheva. Raketa te tjera shperthyen ne disa vendbanime hebrejsh prane Rripit te Gazes, por serish pa shkaktuar viktima.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›