E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderpritet numerimi ne njesine 9 komisioneret kerkojne pushim

Ndërpritet procesi i numërimit të fletëve të votimit në KZAZ nr 53 të njësisë bashkiake nr 9 në Tiranë për të rifilluar sërish rreth orës 16:00, për shkak të një pushimi të komisionerëve.

Deri tani, në KZAZ 53 janë numëruar vetëm 9 qendra votimi, 5 për kandidatët për bashkinë e Tiranës nga ku kryeson në 4 qendra kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama dhe në 1 qendër kryeson kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha.

Sikundër kësaj është kryer dhe numërimi në 4 qendra votimi për kandidatët e këshillit bashkiak nga ku kryeson Partia Socialiste ndërsa 1 qendër votimi, për shkak të një defekti të kameras është lënë pezull. KZAZ nr 53 e njësisë bashkiake numër 9  numëron 44.490  zgjedhës dhe 41 qendra votimi. Ndërsa lidhur me pjesëmarrjen në votime ajo ka kaluar mbi 50%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›