Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola zgjidhet nënkryetar, PDK-ja largohet pas mosvotimit të Çitakut

Rikthehen tensionet në Kuvendin e Kosovës, pasi deputetët e PDK-së kanë braktisur seancën plenare pas mosvotimit të Vlora Çitakut për postin e nënkryetares së Kuvendit. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e kanë mbështetur kandidaturën e Çitakut, duke abstenuar në votim. Vendimi ka shkaktuar reagimin e PDK-së, e cila më herët voti pro kandidatit të Vetëvendosjes, Ardian Gola. Përplasja nisi që në diskutimin për mënyrën e votimit të nënkryetarëve. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu propozoi që kandidatët të votoheshin veçmas, procedurë që u mbështet nga Vetëvendosje dhe disa deputetë të LDK-së.
Por PDK-ja kundërshtoi këtë mënyrë votimi, duke pretenduar se ndryshimi i procedurës po bëhej për të bllokuar procesin. Nga radhët e saj u deklarua se partia do të votonte pro kandidatëve të Vetëvendosjes nëse kjo e fundit do të garantonte përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.
Në garë për postet e nënkryetarëve janë Ardian Gola nga Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga PDK-ja dhe Kujtim Shala nga LDK-ja. Për komunitetet joshumicë janë propozuar Emilja Rexhepi dhe Sllavko Simiq.
Pas abstenimit të deputetëve të VV-së ndaj Çitakut, deputetët e PDK-së u larguan nga duke thelluar përplasjen mes dy subjekteve politike.
Seanca konstituive e Kuvendit nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/rtsh.al/