Berisha PS kerkon te permiresoje Kodin duke shkelur Kodin

Tirane 24 Dhjetor 2010 NOA Update E.Tirana - Menjehere pas z.Xhafaj e mori fjalen shefi i qeverise i cili tha se kompromisi eshte plotesisht i mundshem.
Deputetet eshte e nevojshme te dine se ne ofruam ne takim qe te shkruajme se pranojme qe opozita te kete shumicen faktike - tha Berisha.
Ju kerkoni te beni nje hetim per te permiresuar kodin duke shkelur Kodin. Kjo eshte tronditese. Kjo eshte jashte cdo lloj logjike tha Berisha duke ftuar socialistet qe te respektojne Kodin Zgjedhor.
Po ashtu Berisha u kujtoi socialisteve se ky Kod eshte krijuar prej tyre dhe mazhorances aktuale.
Ju doni te luftoni per nje Kod me te mire duke shkelur Kodin qe kemi votuar me nje marreveshje tha Berisha duke theksuar se nje gje e tille nuk do te lejohet.
Me tej Berisha tha se u ka ofruar socialisteve qe te shkojne ne gjykate per te ankimuar zgjedhjet dhe kerkesen per hapjen e kutive te votimit.
Vetem ne kete menyre tha Berisha mund te ndalet djegia e fleteve te votimit duke shtuar se ne te kundert nevojiten kater milione euro per te pergatitur kutite e zgjedhjeve te ardhshme vendore.
Ne fund te deklarates se tij Berisha i ofroi opozites duke iu drejtuar z. Xhafaj se ishte i gatshem te pranonte tre pikat e parashtruara prej tij me kusht qe PS te pranonte piken e vetme sic tha Berisha qe te ekzekutohet djegia e fleteve te votimit.
Berisha theksoi se e bente kete kerkese me qellim qe te respektoje deri ne fund vendimet e gjyqesorit ne Shqiperi dhe Kodit Zgjedhor.
Seanca plenare rifilloi ne oren 02.15 te dites se premte e drejtuar serish nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila ia dha fjalen deputetit socialist Fatmir Xhafaj.
Ai tha se deputetet e PS kishin ardhur ne seance per te zgjidhur ngercin ndaj tha se e mrepriten propozimin e kryeministrit per te pasur nje takim
Per fat te keq nuk arritem ne nje zgjidhje pozitive per arsyen e thjeshte se mazhoranca megjithe perpjekjet e perbashketa vazhdoi te ishte refraktare madje duke bere hapa prapa - tha Xhafaj.
Ai tha se PS pranoi te modifikonte piken e pare te propozimit per komisionin hetimor.
Sa i perket pikes se dyte qe lidhet me shumicen qe kontrollon kete komision patem hap prapa pasi mazhoranca ofroi nje zgjidhje te dyshimte - tha Xhafaj duke evidentuar se nuk ishte pranuar nga PS varianti i pasjes se mazhorances ne komision nga PD por dy prej tyre te terhiqeshin pasi ishte hedhur poshte kerkesa e opozites qe kryetari te ishte i PS dhe te kishte 3 vota njeheresh.
Me tej Xhafaj u ndal edhe te pika 3 e kerkeses se PS ku deklarohej se nuk ka pretendim per fletet e votimit por per materialet zgjedhore.
Xhafaj tha se ne kerkojme nje vendim me tre pika hetim te zgjedhjeve mbeshtetur ne kutite me materialet zgjedhore me shumice vendimmarrje e ka opozita kurse shumicen numerike e ka mazhoranca.
Xhafaj me tej renditi tre pikat
1. Ngrihet komisioni hetimor parlamentar qe shqyrton kutite
2. Komisioni drejtohet nga opozita
3. Komisioni perbehet nga tete anetare te mazhorances dhe opozites dhe kryetari ka te drejten e vleres se tre votave.
Xhafaj theksoi se keto tre pika i ka kerkuar me heret Parlamenti Evropian duke vleresuar me tej se ky eshte rasti me i mire qe nese kemi vullnetin ideal te gjejme kete formule kompromisi qe eshte as e jona as e juaja por e Parlamentit Evropian deklaroi z.Xhafaj duke iu drejtuar salles qe kishte perballe dhe kryeministrit qe ndodhej nga pas ne kolltuket e kabinetit qeveritar.
Menjehere pas z.Xhafaj e mori fjalen shefi i qeverise i cili tha se kompromisi eshte plotesisht i mundshem.
Dy deputete te Partise Demokratike dhe dy te Partise Socialiste anetare te Komisionit Parlamentar te Ligjeve u mblodhen pas mesnates duke hyre dita e Premte ne nje mbledhje qe u tha se do te ishte disaminuteshe per te amenduar nenet e Komisionit Hetimor Parlamentar te kerkuar nga opozita per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Takimi vijoi per afro dy ore por konkludoi pa asnje rezultat.
e.t/NOA