E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërrimi i viteve, dy persona humbën jetën

Dita e parë e këtij viti ka shënuar edhe viktimat e para. Një person që udhëtonte me motoçikletë në Tiranë u godit nga një mjet, goditje e cila i mori jeten.

Ndërkohë një i ri nga Manza, Alfred Cena 24 vjeç ka gjetur vdekjen në minutën e 40 të datës 1 janar, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në mesnatën e kaluar, raporton TCH.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Larushk të Krujës ku i riu kishte shkuar të festonte me të afërmit e tij, atje.

Një plumb qorr e ka goditur 24-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej në Spitalin Ushtarak. Përdorimi i armëve të zjarrit si mënyrë festimi ka shkaktuar edhe dy të plagosur në qytetin e Durrësit dhe Fushë-Krujë. Në Durrës një 48-vjeçar është plagosur në dorë me një plumb afër qendrës së qytetit, ndërsa në Fushë Krujë i plagosur në këmbë mbeti një 33-vjeçar./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›