E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërroi jetë këngëtari Xhemal Dalipi

Këngëtari është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Ersekës nga familjarët në orët e para të mëngjesit, njoftojnë mediat shqiptare.
 
Dalipi, i cili vuante prej kohësh nga zemra, nuk iu nda në asnjë moment këngës dhe "grupit kolonjar” me të cilët performonte prej afro 50 vjetësh. 
 

 
Pak kohë më parë, ai ishte nderuar nga ish-presidenti  i Shqiperise Bamir Topi me urdhrin "Naim Frashëri i Artë" me motivacionin "për kontributin e çmuar në jetën kulturore dhe artistike kolonjare". 
Ai njihet nga pjesa më e madhe e publikut me këngën "As e vogël as e madhe". /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›