Ashton: Diskutuam për veriun

(E plotësuar) “Kemi folur në veçanti për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash dhe diskutuam rreth çështjeve të hapura të veriut të Kosovës, në funksion të takimit të ardhshëm të takimin për noralizimin e marrëdhënieve që do të ndodhë më 20 mars në Bruksel”, thuhet në njoftimin e zyrës së baroneshës Katherine Ashton lëshuar rreth orës 23:00
Në njoftimin e Ashton, ka thënë se ajo do të raportojë për këtë, në prill, në përputhje me Konkluzionet e Këshillit.
---
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar pas takimit me Katherine Ashton në Bruksel, se Prishtina ka lëshuar pe sa i përket kompetencave të Asociacionit të Komunave serbe në veri.
"Prishtina e cila ka insistuar se secila zgjidhje duhet të bëhet në harmoni me ligjet e tyre ka lëshuar pe”, ka thënë Nikoliq pas takimit me Ashton.
Marrëveshja, nëse nuk nënshkruhet me 20, atëherë gjithsesi do të nënshkruhet me 28 mars”, ka thënë ai.
Në këtë takim përveç presidentit serb Nikoliq, ishte edhe kryeministri Ivica Daciqi dhe zv.kryeministrin Aleksandar Vuqiq.
Takimi që filloi rreth orës 19:30 përfundoi pak pas orës 22. Gjatë tërë kësaj kohe temë e bisedës ishte kompetencat e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, të cilat u shfaqën si pengesë në dialogun ndërmjet kryeministrave, Hashim Thaçi e Ivica Daçiqi./Indeksonline/