E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërroi jetë në spital, Berisha për vdekjen e 27-vjeçarit që u arrestua për vjedhje: I bëj thirrje Avokatit të Popullit të hetojë ngjarjen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e 27-vjeçarit Jani Rustemi, pasi u arrestua nga policia më 12 prill të 2023 nga forcat e Komisariatit Nr.2.

27-vjeçari Janin Rustemi u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një pale atlete. Mirëpo pesë ditë pas arrestimit, më 17 Prill u dërgua me urgjencë në QSUT pasi ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa dje ndëroi jetë në spital.

Berisha me anë të një postimi hedh akuza duke thënë se 27-vjeçari përfundoi në koma nga keqtrjatimi i policëve.

Ndër të tjera ai i bëri thirrje Avokatit të Popullit të hetojë me përparësi këtë ngjarje.

Postimi i plotë i Berishës:

Një krim tjetër horror shtetëror!

I riu, Jani Rustemi i ndaluar nga policia, u dërgua në gjendje kome pas keqtrajtimit shtazarak nga kriminelët me uniformë dhe vdiq dje në QSUT.

Ai mbahej në paraburgim me akuzën se kishte kishte marrë pa leje një qilim. Familjarët deshmojnë se në paraburgim ndaj Janit është ushtruar dhunë e egër nga banditë me uniformë.

Kjo është vrasja shtetërore e radhës nga kriminelë me uniformën e një qytetari të ndaluar nga policia.

I shpreh ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe si vrasje të mirëfilltë shtetërore të Jani Rustemit.

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të hetojë me përparësi dhe denoncoj publikisht këtë akt kriminal të banditëve me uniformë. I bëj thirrje Komitetit të Antitorturës të Këshillit të Europës të ndërmarrë hetime për vrasjen me tortura të Jani Rustemit dhe shumë të rinjve të tje nga xhelatë me uniformë në burgjet dhe paraburgimet e narkoshtetit të Shqipërisë. sb

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›