Ndërron jetë 45-vjeçari i plagosur nga aksidenti në aksin Korçë–Maliq

Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur mesditën e kësaj të mërkure (18 mars), në aksin Korçë–Pogradec, pranë fshatit Lumalas, ka përfunduar në mënyrë tragjike.
Sipas burimeve, ka ndërruar jetë në spital 45-vjeçari K. Ç., një nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në përplasje. Viktima, ishte punonjës në burgun e Drenovës, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda.
Rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim nga autoritetet, ndërsa pritet zbardhja e plotë e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
/rtsh.al/