Nderron jete Vaclav Havel

Vaclav Havel, presidenti i fundit i Cekosllovakisë dhe i pari i Republikës Ceke ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, n ë Pragë të dielën në mëngjes.
Lajmin e dha sekretarja e tij, Sabina Tancecova.
Ai ishte protagonisti i “Revolucionit të Kadifenjtë” të 1989-s, që i dha fund regjimit komunist. Dramaturgu disident ishte frymëzuesi i “Kartës 77”, i njohur si manifesti për të drejtat e njeriut.
Si një ish-duhanpirës, Havel ka patur shpesh probleme me shëndetin që datojnë prej viteve kur dergjej në burgjet komuniste. Atij i ishte hequr një pjesë e mushkërisë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në vitet 1990.
Më 12 janar të vitit 2009, u dërgua me urgjencë në spitalin e Pragës me vështirësi në frymëmarrje dhe iu nënshtrua një operacioni në fyt.