E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, ekspozitë ndërkombëtare për festat e fundvitit

Ekspozita e radhës e arteve vizive në qytetin e Beratit ka mbledhur artëdashës të pikturës në këtë qytet, në një aktivitet që zhvillohet në pag të festave të fundvitit.

E konceptuar si një eveniment për artin realist dhe abstrakt në fushën e ngjyrave kjo ekspozitë ka mbledhur jo vetëm emrat më të njohur të artit të pikturës në vend, por dhe piktorë të ardhur nga rajoni dhe bota. Drejtori i galerisë së arteve në këtë qytet, Agron Polovina u shpreh se ky është një nga eventet më të rëndësishme në artet vizive.
 

Ekspozita e hapur ditën e shtunë në këtë qytet ka mbledhur pushtetarë lokalë, piktorë të njohur nga vendi, Kosova, Maqedonia, e bota si dhe artëdashës të shumtë. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur disa ditë për artëdashësit e qytetit muze të Beratit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›