E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë arkitekti i Apple, Stive Jobs

Ish bashkëthemeluesi i kompanisë më të madhe në botë për teknologjinë Apple, Steve Jobs ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare. Jobs kishte bërë me dije se prej vitit 2004 vuante nga kanceri pankreatik.

Apple ka humbur një vizionar dhe gjeni krijues, dhe bota ka humbur një njeri të mrekullueshëm, shprehet drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook.

Për vdekjen e tij, presidenti i SHBA-së Barak Obama tha se bota humbi një vizionar. Steve ishte një prej inovatorëve më të mëdhenj amerikan mjaftueshmë i guximshëm për të menduar ndryshe, mjaftueshëm i guximshëm për të besuar se mund të ndryshojë botë dhe i mjaftueshme i talentuar për ta bërë atë, tha Obama.

Kreu i Microsoft-it Bill Gates është shprehur se Jobs ka lënë një impakt të thellë në botën e teknologjisë.

Ndërsa kreu i bashkisë së New York-ut Muchael Bloomber e krahasojë atë me Edisonin dhe Ajnshtajnin.

Stive Jobs është pioner i kompjuterit personal, ka shpikur mausin dhe njihet si krijuesit i kompjuterit iMac, iPod dhe iPhone. Në janar para se të jepte dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv ai hoqi dorë nga mjekimi.

Sot kompania që ai formojmë në vitet 1970 ka një vlerë prej 351 miliard dollarë, kompania më e madhe e teknologjisë në botë vetëm kompania e naftës Exxon Mobil është më e madhe se ajo.

Jobs u martuar me Laurence në vitin 1991 dhe ka tre fëmijë. Gjithashtu ai ka lënë edhe një vajzë nga një marrëdhënie e mëparshëm, kurse vonë ka mësuar se ai ka një motër biologjike, e cila është novelistja Mona Simpson.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›