E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka pas takimit me Edi Ramem Ishte rezultativ

“Në takim u diskutua situata politike në vend dhe mund të themi se ai ishte shumë rezultativ”.

Këtë koment ka dhënë menjëherë pas daljes së tij nga selia rozë, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, pasi ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Socialiste, në praninë edhe të dy ambasadorëve të tjerë, atij amerikan Aleksandër Arvizu dhe atij të BE-së, Etore Sekui.

“Edi Rama na dha informacione shtesë, lidhur me propozimet e tij”, tha më tej Volfarth duke iu referuar pikave të paraqitura nga kryesocialisti për bashkëpunim me mazhorancën.

Duke shtuar se nga ana e saj, prania e OSBE-së do të tregojë rrugën për progres dhe se do t’i ndihmojë palët për bashkëpunimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›