E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderron jete gjyshja e Barak Obames

Gjyshja e kandidatit demokrat per Shtepine e Bardhe, Barak Obama ka nderruar jete ne moshen 86-vjecare. Madelyn Dunham vuante nga semundja e kancerit. Lajmin e ka bere te ditur per mediat vete kandidati demokrat i cili e konsideroi ate si personin qe e ka mbeshtetur ne jete.

“Ajo ishte shtylla e familjes sone dhe nje grua e jashtezakonshme”, eshte shprehur Obama. “Ajo ishte personi qe na dha kurajo dhe na lejoi qe te kishim nje mundesi ne jete” shtoi senatori i Illinoisit.

Ai kerkoi me shume donacione per te zhvilluar kerkime per gjetjen e nje kure ndaj semundjes se kancerit. Lamtumira e fundit 86-vjecares do t’i jepet ne nje ceremoni private gjate dites se neserme.

Per kete humbje familjare, Obama ka marre edhe ngushellimet e rivalit te tij John McCain.

Kandidati demokrat per president la nje dite nga fushata e tij zgjedhore per te fluturuar ne Honolulu, ne Hawai, per te takuar gjyshen, gjendja shendetesore e se ciles ishte perkeqesuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›