Palin e pafajshme, nuk ka shkelur asnje ligj

Bordi i personelit te Alaskes ka dale ne perfundimin se guvernatorja Sarah Palin nuk ka shkelur asnje ligj te etikes duke u perpjekur te heqe nga puna ish-kunatin e saj qe punonte si polic.
Perfundimi kundershton konkluzionet e nje hetimi te meparshem kur kandidatja republikane per zevendespresidente doli fajtore.
“Nuk ka asnje prove qe te vertetoje se guvernatorja apo ndonje zyrtar tjeter, te kete shkelur ligjet e etikes se Alaskas ne lidhje me kete ceshtje”, eshte shprehur zyrtari pergjegjes per hetimin, Timothy Petumenos.
Lajmi ka ardhur nje dite perpara se Palin dhe McCain te perballen me votuesit ne zgjedhjet presidenciale.
Edhe pse ndaj saj u ngriten akuza se kerkonte te hakmerrej ndaj kunatit te saj gjate periudhes se divorcit me te motren, Palin per asnje cast nuk nderpreu fushaten duke vazhduar e bindur per pafajsine e saj.