Ndërron jetë ish i persekutuari politik, Shpëtim Karamuça, pjesëmarrës në grevën e urisë
Ndërron jetë ish i përndjekuri politik, Shpëtim Karamuça. 74 vjeçari i cili ishte një nga protagonistët kryesorë të grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij.
Lajmi bëhet i ditur nga instituti i ish të përndjekurve politikë. Karamuça vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme. Ai ishte edhe pjesë e sekretariatit të AK për ish-të përndjekurit politikë.
Ish i përndjekuri Shpëtim Karamuça, ishte një ndër shembujt tipikë të kësaj shtrese të shoqërisë, i pastrehë, pa pension, me kancer në laring dhe me 26 vite burg mbi shpinë.
22 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Ndërron jetë ish i persekutuari politik, Shpëtim Karamuça, pjesëmarrës në grevën e urisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP