Ndërron jetë ish-trajneri i shpresave të Shqipërisë, Artan Bushati
Ndërron jetë në moshën 50 vjeçare Artan Bushati, sh-trajneri i Shpresave të Shqipërisë, ish-futbollist i Vllaznisë. Si pasojë e një sëmundje të rëndë prej disa muajsh, ai nuk ka mundur dot ta superojë atë. Fillimisht është shtruar në Tiranë dhe më pas është kuruar në Itali. Artan Bushati ka drejtuar ekipin kombëtar U-21, por njëkohësisht edhe ekipet shqiptare të Vllaznisë dhe Elbasanit.
Në zgjedhjet e 23 qershorit ishte kandidati i LSI-së në Shkodër, duke qenë një nga figurat më të nderuara të Shkodrës. Si një futbollist i dalë nga shkolla e futbollit shkodran, ai i është vlerësuar si një njeri me temperament të lartë, që i ka dhënë shumë sportit shqiptar. Klubi sportiv “Vllaznia”, por edhe e gjithë bota e futbollit përulet para këtij kolosi të futbollit shqiptar.
(e.Ilnica/BalkanWeb)