Durrës, 2 persona grabisin “BMW” teksa parkonte, kapen nga policia
DURRËS- 2 persona janë vënë në pranga mesditën e sotme në Durrës, pasi kanë tentuar të grabisin një automjet nën kërcënimin e armës. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se ngjarja u shënua në një pikë gomisterie në Durrës rreth orës 13:00.
Drejtuesi i automjetit tip ‘BMW’, po parkonte për të kryer shërbime të duhura automjetit teksa dy persona nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar që të zbresë nga makina. Grabitësit janë larguar menjëherë me automjetin.
Policia pas njoftimit është vënë në ndjekje të tyre dhe ka mundur të arrestojë grabitësit teksa zbuloi se automjetin e grabitur e kishin braktisur tek ish-kirurgjia e vjetër. Policia po punon për të zbardhur detaje të tjera
(e.m/BalkanWeb)