E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë në vendin e punës shqiptari në Itali

Një shofer kamioni me origjinë shiptare humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Spitalin Cattinara.

60-vjeçari, i cili ndodhej në Trieste për punë, u sëmur në vendin e punës, në portin e Legnami.

Teknikët e portit e gjetën pa ndjenja.

Ata e nxorrën nga kamioni ku ishte i ulur dhe lajmëruan menjëherë shërbimet e emergjencës.

Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, ai nuk arriti të mbijetonte./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›