Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, arrestohet pas 11 muajsh në Serbi 24-vjeçari

Klejvis Metalla, 24 vjeç është arrestuar në Serbi në kuadër të operacionit “The Wanted”.
I riu ishte shpallur në kërkim pasi në janar të vitit 2025 dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.
Pas 11 muajsh, ai është lokalizuar dhe japur në Serbi, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.