E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë poetja Simborska

Pas një sëmundje nga kanceri, në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë poetja polake, Visllava Simborska, e cila është edhe fituese e Çmimit Nobel në vitin 1996.

Komiteti i Nobelit e ka quajtur atë “Mocart të poezisë”, një person që ka përzier elegancën e gjuhës me “furinë e Bethovenit”.

Puna e saj vlerësohej e thjeshtë në sipërfaqe, por mendimet e thella thuhet të kenë zbuluar të vërteta të mëdha.

Poetja Simborska ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Krakov, ku edhe ka vdekur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›