E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndërron jetë producenti i njohur i muzikës, Quincy Jones

Producenti i famshëm Quincy Jones, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij: “Sonte, me zemra të plota, por të thyera, duhet të ndajmë lajmin për vdekjen e babait dhe vëllait tonë Quincy Jones”, tha familja në një deklaratë.

Në karrierën e tij të gjatë, Jones ka bashkëpunuar me të gjithë, nga Frank Sinatra tek Michael Jackson dhe Will Smith. Sipas përfaqësuesit të tij, Quincy Jones vdiq të dielën mbrëma në shtëpinë e tij në zonën Bel Air të Los Anxhelosit, i rrethuar nga familja e tij.

“Dhe ndërsa kjo është një humbje e pabesueshme për familjen tonë, ne festojmë jetën e mrekullueshme që ai jetoi dhe e dimë se nuk do të ketë kurrë një tjetër si ai”.

Më i njohur për albumet Off the Wall, Thriller dhe Bad të Michael Jackson, Jones ka prodhuar hite me Sinatra, Aretha Franklin, Donna Summer dhe shumë të tjerë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›