E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderron jete shkrimtari Harold Pinter

Shkrimtari dhe dramaturgu britanik, i cili u nderua me cmimin Nobel per letersine ne vitin 2005, Harold Pinter, ka nderruar jete ne moshen 78 vjecare.

Lajmin e ka bere te ditur bashkeshortja e tij Antonia Fraser. Pinter konsiderohej nje klasik i dramaturgjise, i njohur per qendrimet e prera politike.

Ai ka shkruar me shume se 30 vepra teatrale, por ka punuar edhe ne lemin e poezise e regjisures. Harold Pinter lindi ne Londer ne 10 tetor 1930 dhe e nisi karrieren teatrale si aktor pasi frekuentoi disa shkolla aktrimi.

Karriera e tij si dramaturg nisi ne rastesisht ne vitin 1957 kur shkroi per 4 dite nje pjese te titulluar “Dhoma” dhe ne te cilen u duken qarte dhuntite e tij te vyera. Mes veprave te tij me te mira vecohen, “The Dumb Waiter", "The Birthday Party", "The Caretaker" etj, ndersa impenjimi i tij publik dhe politik u shfaq gjate kohes se qeverisjes se kryeministres Thacher.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›