E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top Channel uron shqiptaret me Kenget e rinise

Si cdo vit, Top Channel do t’u uroje te gjithe teleshikuesve shqiptare festat e fundvitit nepermjet kenges se kenduar nga stafi i tij te titulluar “Kenget e Rinise”.

“Kenget e rinise” eshte nje kenge e viteve te kaluara e kompozuar nga Agim Krajka. Eshte nje kenge per te rinjte, e pershtatur per te rinjte e sotem, por edhe per te gjithe shqiptaret. Nga pikepamja orkestrale kenga ka marre nje energji qe perfaqeson rinine, shqiptaret, por edhe Top Channel. Kete vit, menyra e paraqitjes se kenges permban nje domethenie te vecante”, shprehet orkestruesi Dorian Gjoni.

Nderkohe, regjisori Bojken Lako shton: “Meqe ky vit ishte i suksesshem per shqiptaret, si shpallja e Pavaresise se Kosoves, menduam qe te kishte nje lidhje me dy balerinet, qe shpresoj te shikohen nepermjet videos qe shetisin nga Prishtina ne Gjirokaster”.

Kjo kenge, eshte edhe nje shenje respekti ndaj Presidentit te ndjere te Top Media-s, Dritan Hoxha. “Tradita e kenges ishte ide e presidentit te Top Media-s, Dritan Hoxha, qe kete vit humbi jeten. Realizimi i kesaj videoje eshte shenje respekti ndaj kontributit qe ai ka dhene ne bashkimin e shqiptareve dhe per gjurmet e mira qe ka lene ne kulturen dhe shoqerine shqiptare”, shton Lako.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›